Enver Dugolli emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes

Kryeministri Albin Kurti ka filluar me emërimin e zëvendësministrave.

Së fundmi Kurti ka emëruar Enver Dugollin zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes, ndonëse i njëjti pati deklaruar se është i gatshëm që ta pranojë edhe pozitën e ministrit në këtë dikaster qeveritar.

“Po jam emëruar. Sot kam filluar punën”, ka thënë shkurt Dugolli.

Në ndërkohë pak javë para finalizimit të emrave që do të jenë pjesë e kabinetit qeveritar të Kurtit, Dugolli pati thënë për Express, se do të pranojë postin  e ministrit nëse një gjë të tillë i kërkon VV-ja.

“Çdo gjë që Lëvizja Vetëvendosje e konsideron edhe vlerëson ndonjë pozitë jam i gatshëm, natyrisht nuk i iki përgjegjësisë por deri tash nuk ka diçka”, pati thënë  ai.

Përndryshe dje ministri i ri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka pranuar detyrën nga ish-ministri Anton Quni.