Kandidati për Asamblenë Komunale të Deçanit, Florim Mataj, ka zhvilluar një takim me banorët e vendlindjes së tij, në Baballoq, ku ka prezantuar vizionin dhe programin e tij politik.

Mataj tha se ky takim ka qenë një mundësi për të diskutuar sfidat dhe nevojat e fshatit, arritjet e deritashme, si dhe planet e tij si asamblist për të ardhmen e komunës.

“Sonte, në vendlindjen time të dashur, pata kënaqësinë dhe nderin e madh të takohem me banorët e Baballoqit. Bashkë biseduam për sfidat dhe nevojat e fshatit tonë, të arriturat e deritashme dhe vizionin e programit tim si asamblist në Kuvendin Komunal të Deçanit,” u shpreh ai.

Mataj theksoi se përkrahja e qytetarëve është motivi kryesor për të vazhduar punën me përkushtim dhe ndershmëri.

“Mbështetja dhe besimi juaj më japin forcë dhe motivim që të punoj edhe më tutje me përkushtim për interesin e secilit qytetar të komunës sonë. Ju falënderoj nga zemra për pritjen, përkrahjen dhe besimin e palëkundur. Së bashku do ta bëjmë Baballoqin dhe Deçanin edhe më të zhvilluar edhe më të bukur,” shtoi ai.

Ky takim shihet si dëshmi e mbështetjes së fortë që Mataj gëzon në vendlindjen e tij dhe në komunën e Deçanit, në prag të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.