Eni Koçi vjen me dedikim të ëmbël për ditëlindjen e Gencit

Dje, artisti shqiptar Genc Prelvukaj festoi ditëlindjen.

Krahas urimeve të shumta nga miqtë, familjarët e fansat e këngëtarit, urimin e veçantë Genci mori nga bashkëshortja e tij.

Eni Koçi me anë të një postimi në rrjetin social Instagram i bëri atij një urim të ëmbël.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime. Faleminderit për gjithçka që bën për ta bërë jetën time të mrekullueshme. Ti je shoku im më i mirë, shpirti im binjak dhe gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë. Çdo hap që eci dhe çdo moment që jetoj…dua të jem përgjithmonë me ty”, shkroi ajo.