Eni Koçi përshkruan disa nga gjërat që e bëjnë të jetë në krahët e Gencit

Këngëtarja Eni Koçi, është shumë aktive dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

Përveç fotografive të shpeshta që publikon, Eni iu jep herë pas here mundësinë fansave që t’i parashtrojnë pyetje dhe në të kundërtën ajo i përgjigjet.

Së fundmi, një nga fansat e ka pyetur në InstaStory këngëtaren se çfarë vlerëson te mashkulli që ka në krah, këngëtarin Genc Prelvukaj.

“Hmmm nga t’ja nis më përpara. Sinqeritetin, intelektin dhe pasionin për arsimim dhe studim, mbështetjen e pafundme për çdo sipërmarrje dhe angazhim timin, respektin që tregon gjithmonë, kujdesin maksimal për mua dhe gjithë njerëzit që na rrethojnë, ka një zemër të madhe që do vetëm të dhurojë mirësi e buzëqeshje tek çdo person (edhe tek ata që s’i njeh fare) e shumë e shumë gjëra të tjera që nuk përshkruhen dot këtu”, ka qenë përgjigja e saj.

Eni dhe Genci filluan lidhjen e tyre në vitin 2017, teksa kanë një diferencë prej 14 vitesh në moshë.

View this post on Instagram

Borebardha❄️

A post shared by Eni Koci (@enikociiii) on

loading…