Engjellusha lanson “Fejesën”

Është njëra nga këngëtaret më të mira të zhanrit popullor.

Engjellusha Salihu ka lansuar këngën e re, të titulluar “Fejesa”.

Me muzikë dhe orkestrim të Miti Gecit dhe me tekst të Abaz Selmanit, këngëtarja bukuroshe i ka kënduar një momenti mjaft të dashur për shumëkë.

“Fejesa” u publikua edhe me një klip interesant, i xhiruar si ceremoni fejese.