Engel siguron Cakajn: Do të punojë ngushtë me Administratën e Biden për t’i dhënë vëmendjen e duhur Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka zhvilluar një bisedë virutal me kongresistin amerikan, Eliot Engel.

Ne bashkëbisedim me kongresistin Engel, Cakaj ka thënë se ka marrë sigurinë se Administratën Biden do të punojë ngushtë  për ti’i dhënë vemendjen e e duhur Kosovës dhe Shqipërisë.

Postimi i plotë:

Kosova e Shqipëria gjithmonë do të kenë një vend të veçantë në zemrën time – kështu më tha sot Kongresmeni Eliot Engel në një mbledhje virtuale!
Na siguroi se do të punojë ngushtë me Administratën e Biden për t’i dhënë vëmendjen e duhur Kosovës, Shqipërisë, shqiptarëve!

Falënderues e mirënjohës për çdo gjë që ka bërë për ne deri më sot, nga kundërshtimi i regjimit të Millosheviç deri tek mbështetja e Kryesisë Shqiptare të OSBE-së! Faleminderit nga zemra Kongresmen.