Engel: Kosovën do ta kisha në krye të prioriteteve edhe pas 30 viteve

Njëri ndër miqtë më të mëdhenj të Kosovës, kongresmeni amerikan Eliot Engel, është shprehur krenar me angazhimin e tij për Kosovën, duke thënë se edhe pas 30 viteve të karrierës së tij politike, sërish do ta vinte Kosovën në krye të prioriteteve të tij.

Ai këto komente i ka bërë gjatë vizitës në një kompani prodhuese në Kaçanik, ku ka thënë se storiet e tilla të suksesit janë pasqyrimi i vërtetë i shpirtit të kosovarëve.

loading…