Endriti takon Bill Clinton-in, mori disa këshilla nga ai

Djali i Presidentit të Kosovës ka treguar se ka marrë disa këshilla nga Bill Clinton.

Endrit Thaçi ka postuar një fotografi me babain e tij Hashim Thaçin dhe me Bill Clinton, me të cilën ka treguar se atij i ka ardhë rasti të bisedojë pak me ish-Presidentin amerikan.

Endriti ka shkuar se ai madje ka marrë disa këshilla nga njeriu i historisë së luftës dhe paqes të vendit tonë.

“Unë kam lind në vitin e luftës por jam rritë duke dëgjuar rrëfime për njeriun e paqes – Presidentin Bill Clinton. Tani si student pata nderin e madh ta takoj por edhe të dëgjoj ca këshilla nga ky njeri i historisë së luftës dhe paqes të vendit tim”, janë fjalët që Endriti i ka shoqëruar fotografisë së postuar.

https://www.instagram.com/endritthaci/?utm_source=ig_embed

Bill Clinton ka qenë në një vizitë të shkurtër në Kosovë, ku është ftuar bashkë me Madeleine Albright për 20 vjeotirn e çlirimit të Kosovës.