Endrit Thaçi reagon pasi Gjykata Speciale ngriti aktakuzë ndaj babait të tij

Gjykata Speciale dy ditë më parë dha njoftimin se ka ngritur aktakuzë ndaj presidentit Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit.

Reagimet ishin të shumta që nga liderët politikë e deri tek qytetarët.E tani përmes një postimi ka reaguar edhe Endrit Thaçi, djali i presidentit.

Në llogarinë e tij në Instagram, Endriti ka publikuar një fotografi të babait të tij të veshur me uniformën e ushtrisë dhe përkrah tij Kadri Veseli, gjithmonë duke vënë theks te UÇK- ja.