Endrit Shala: Taksa ishte përgjigje ndaj agresionit diplomatik dhe barrierave ekonomike

Ministri në largim i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala, deklaroi se vendosja e taksës 100% për Serbinë dhe Bosnjen dhe Hercegovinën prapa kishte arsyet ekonimike dhe ato politike.

Ai në Zonën Zgjedhore të Klan Kosovës tha se taksa ishte pergjigje ndaj veprimeve të ketyre dy shteteve.

“Ky vendim erdhi për arsye politike duke e ditur agresionin dioplomatik që Serbia ka bërë ndaj Kosovës, njëkohësisht edhe të gjitha barrierat ekonomike që Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina i kanë aplikuar në raport me bizneset vendore të Kosovës”.

Shala theksoi se një masë e tillë është ndërmarrë në konsultim me të gjitha partitë politike të koalicionit qeverisës.

“Unë si udhëheqës i dikasterit i kam propozuar Qeverisë së Kosovës dhe ai vendim ka filluar të zbatohet”.

Ai gjithashtu foli për efektet e saj.

“Në aspektin ekonomik ka ndikuar tek rritja e prodhimit vendor dhe njëkohësisht edhe dëmi që iu ka shkaktuar këtyre dy shteteve, në këtë rast Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, duke e ndaluar gjithë ato vlera të importit që deri në atë kohë kanë qenë në tregun e Repoblikës së Kosovës”.

loading…



Chat conversation