Endrit Shala jep opinionet e tij për Thaçin, Veselin, Haradinajn, Kurtin e Shend Ahmetin

Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë dhe zyrtari i NISMA Socialdemokrate, Endrit Shala ka ardhur më një rrëfim për jetën dhe karrierën e tij në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala.

Shala thotë se para masës së taksës 100% ndaj produkteve serbe e boshnjake, ai ka marrë edhe vendime tjera ndaj këtyre vendeve që nuk po respektonin Kosovën.

“2 javë para masës 100% kam ndaluar që në Kosovë të futen mallra me emra si “Kosovo i Metohija”. Qysh në hyrje në fuqi të asaj mase ka pasur rënie të produkteve nga këto vende, pasi të njëjtat nuk kanë dashur ta njohin Kosovën në emrin e vet kushtetues”, tha ai.

Duke folur për zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, zyrtari i NISMA-s thotë kjo parti do të bëj koalicione pas zgjedhore vetëm në bazë të përputhshmërisë programore.

Koalicioni PAN, Shala thotë se ka mundur të funksionojë më mirë por sipas tij ka munguar bashkëpunimi i mirëfilltë dhe tanimë dihet që rrugët i kanë ndarë.

Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë ka komentuar edhe disa nga figurat politike.

Për Hashim Thaçin ka thënë se e njeh prej një kohe të gjatë dhe sipas tij ai meriton çdo respekt për kontributin e tij para, gjatë dhe disa vite pas luftës.

“Nuk kisha dashur të komentoj asgjë për zotin Thaçi, që nga koha kur ne kemi ndarë rrugët”, tha Shala.

Zyrtari i NISMA-s, thotë se ka fjalët e njëjta edhe për kryetarin aktual të PDK-së duke vlerësuar për aktivitetet gjatë dhe para luftës.

Shala thotë se Ramush Haradinajn e vlerëson shumë për punën e tij si kryeministër, dhe bashkëpunimin që ka pasur me të.

Për Albin Kurtin thotë se ka respekt për aktivitetet gjatë protestave studentore. Thotë se ashtu si bashkëvendësit tjerë ka bashkë ndjerë me Kurtin kur ka qenë në burgjet serbe.

Për Shpend Ahmetin thotë se ka pasur pritshmëri më të mëdha në drejtimin e Prishtinës

“Nuk po them se jam i dëshpëruar, por pres që Shpendi të realizojë premtimet që ka dhënë edhe në mandatin e parë edhe tash, por kam frikë se nuk do të ketë kohë t’i realizojë ato premtime”, tha ndër të tjera Endrit Shala.

loading…