Endrit Shala dhe Bilall Sherifi vizitojnë ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Ish-ministri, Endrit Shala bashkë me vëllain e tij dhe sekretarin e Nismës, Bilall Sherifin kanë vizituar ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Këtë e ka bërë të ditur Shala përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social, Facebook ku ka thënë se ata do ta fitojnë edhe betejën për drejtësi.

“Bashkë me sekretarin e NISMA z. Bilall Sherifi dhe vëllaun Granit M Shala, për vizitë te udhëheqësit e luftës çlirimtare, krijuesit dhe ndërtuesit e shtetit të Kosovës! Fitimtarët e betejave për Liri dhe Shtetndërtim do ta fitojnë edhe betejën për Drejtësi”, thuhet në postimin e tij.