Endrit Shala: Arllati e Nekoci festojnë bashkë me ne, me 6 tetor

Kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate, Endrit Shala ka thënë se kanë marrë mbështetje masive edhe në Drenas.

Nga tubimi që Nisma kishte në fshatrat Arllat dhe Nekoc të Drenasit shihen qytetarë të shumtë që kishin shkuar të dëgjonin programin e Nismës Socialdemokrate.

Shala përmes një postimi në rrjetin social facebook ka thënë se Drenasi i ka zgjatur dorën programit të tyre qeverisës.

Postimi i plotë i Shalës

Edhe Drenasi bashkë për shtetin
Pas tubimit madhështorë me rininë në Prishtinë, bashkë me kryetarin Limaj takimet i vazhduam në fshatin Arllat dhe Nekoc të Drenasit.
Pritja nga banorët e këtyre fshatrave ishte mbresëlënëse. Është pak sado që u falënderohem për përkrahjen e dhënë.
Me shumë entuziazëm e vullnet për ndryshim, ata na treguan edhe njëherë se janë bashkë me ne sot, dhe bashkë me ne në fitoren e 6 tetorit.
Për mua ishte kënaqësi e veçantë tu shtrëngoja dorën secilit prej tyre që kishte ardhur për të na dhënë besimin në programin tonë socialdemokrat.
Nisma Socialdemokrate do ta krijoj një qeveri për qytetarin, për bujkun, prodhuesin e përpunuesin.
Qeveria Limaj do të jetë qeveri për secilin qytetarë, pa anashkaluar asnjë regjion.
Andaj vota juaj të dashur qytetarë, është votë e fitores.
Shihemi bashkë në festën e 6 tetorit.
E.Sh
#BashkëpërSh8in
#MeFatmirLimajnkryeministër
#EndritShala8
#Nisma122

loading…