Endokrinologu kosovar tregon simptomat e valës së dytë të koronavirusit, janë gjashtë tipe

Endokrinologu Elton Bahtiri, ka përshkruar simptomat e valës së dytë me COVID-19.

Bahtiri ka theksuar se në këtë valë të koronavirusit, pamja klinike fillestare duket që është më ndryshe dhe dominohet nga dhimbje koke, dhimbje shpine, molisje dhe ndonjëherë temperaturë të ngritur trupore.

Ai thotë se dhimbja e kokës është e rëndë që vështirë kalon edhe me barna kundër dhimbjes.

Sipas tij para ca kohe janë identifikuar gjashtë tipe të koronavirusit të cilat mund të përdoren për të parashikuar prognozën e sëmundjes dhe nevojën për oksigjenoterapi:

“1. “SI GRIPI” PA TEMPERATURË: Dhimbje koke, humbje e ndjesisë së nuhatjes, dhimbje muskulore, kollë, dhimbje fyti, dhimbje gjoksi, pa temperaturë. 2. “SI GRIPI” ME TEMPERATURË: Dhimbje koke, humbje e ndjesisë së nuhatjes, kollë, dhimbje fyti, ngjirje e zërit, TEMPERATURË, HUMBJE E OREKSIT. 3. GASTROINTESTINAL: Dhimbje koke, humbje e ndjesisë së nuhatjes, humbje e oreksit, BARKQITJE, dhimbje fyti, dhimbje gjoksi, pa kollitje. 4. NIVELI I RËNDË NJË, ME LODHJE: Dhimbje koke, humbje e ndjesisë së nuhatjes, kollë, temperaturë, ngjirje e zërit, dhimbje gjoksi, LODHJE. 5. NIVELI I RËNDË DY, ME KONFUZION: Dhimbje koke, humbje e nuhatjes, humbje e oreksit, kollë, temperaturë, ngjirje e zërit, dhimbje fyti, dhimbje gjoksi, lodhje, KONFUZION, dhimbje muskulore. 6. NIVELI I RËNDË TRE, ME ANKESA BARKU DHE FRYMËZËNJE: Dhimbje koke, humbje e ndjesisë së nuhatjes, humbje e oreksit, kollë, ethe, ngjirje e zërit, dhimbje fyti, dhimbje gjoksi, lodhje, konfuzion, dhimbje muskulore, FRYMËZËNJE, BARKQITJE, DHIMBJE BARKU”, deklaron ai.