Ende pa u bërë 24 orë, “Madonna” e Mozzikut arrin milionëshin e parë

Mozzik arrin suksesin e parë

Mozzik në orët e para të ditës së sotme publikoi këngën e parë nga albumi “Mozzart”.

Kënga “Madonna” erdhi e shoqëruar edhe me videoklip, ndërsa projekti po pritet mirë nga fansat e reperit brenda dhe jashtë vendit.

Për 16 orë nga publikimi, Mozzik kapi 1 milion klikime me “Madonnën”, ndërsa kjo këngë ka premisat e hitit.

Kujtojmë se albumi i ri i Mozzik pritet të publikohet gjatë muajit të ardhshëm, në mesin e projekteve të reja ai ka edhe një bashkëpunim me vëllanë, Getinjon.