Ende pa përfunduar pandemia, realizohet filmi i parë për koronavirusin

Një film për koronavirusin është realizuar ende pa kaluar pandemia.

Një regjisor kanadez lexoi titujt, dhe disa javë më vonë u zhvillua një xhirim për një histori që adresonte ksenofobinë dhe pandeminë. Pastaj festivalet e filmit u anuluan, shkruan The New York Times.

Në kohën kur koronavirusi filloi të bëhej lajm, por para se jeta të ”mbyllej” për ta ndaluar përhapjen e pandemisë, një regjisor i pavarur e konceptoi dhe mbaroi riprodhimin e një filmi për sëmundjen ngjitëse.

Falë disponueshmërisë së pajisjeve dixhitale relativisht të lira, rrallë ka shumë kohë vonesë këto ditë midis ngjarjeve në jetën reale – si Hurricane Sandy në 2012 ose tsunami japonez më 2011  dhe filma rreth tyre. Por ky film i ri, nga Mostafa Keshvari, është i pazakontë në atë që u bë edhe pasi ngjarja po vazhdon ende.

“Corona” 63-minutëshe e Keshvarit tregon se çfarë ndodh kur shtatë persona bllokohen në një ashensor dhe fillojnë të kuptojnë se njëri prej tyre ka Covid-19. Filmi ka të bëjë me frikën dhe “një studim të shoqërisë, njerëzve dhe zgjedhjeve morale”, tha Keshvari, 33 vjeç, në intervistat e fundit në telefon dhe me email për filmin. “Ne jemi të gjithë në këtë udhëtim së bashku.”

Vancouver, i njohur si “Hollywood North”, është porta e Kanadasë për në Azi, dhe gjithashtu një epiqendër në krizën e vendit Covid-19.

Regjisori ishte në ashensor kur lexoi lajmet ku thuhejt se aziatikët akuzoheshin sepse konsideroheshin fajtor për virusin, ngase origjina e tij është Wuhani.

“Kishte aq shumë incidente,” tha Keshvari. “Askush nuk mendonte se një person i bardhë mund ta merrte atë. Por virusi nuk diskriminon ”.

Në jetën reale, “të gjithë përballen me diskriminim, të gjitha llojet e ndryshme”, tha ai, kështu që nëse ai mund t’i “sillte të gjithë këta njerëz” së bashku në film dhe t’i “bllokojë ata”, mendoi ai, atëherë “ngjyrat e tyre të vërteta dalin”.

Duke filluar nga fundi i janarit, ai kaloi dy javë duke shkruar skenarin, u deshën edhe 10 ditë të tjera për të xhiruar. “Ne morëm me qira një hapësirë ​​dhe ndërtuam një ashensor,” tha ai.

“Unë u thashë atyre, imagjinoni sikur koronavirusi aktual është në këtë ashensor”, shtoi ai.

Keshvari mendoi që virusi do të kalonte dhe ta transmetonte filmin edhe në kinema “Askush nuk mund ta imagjinonte këtë. Fatkeqësisht nuk është rasti”.

Sa i përket kastit, përbëhet nga 25 anëtarë dhe deri tani janë mirë me shëndet.