Drejtoresha e spitalit të fëmijëve në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” nuk i din shkaqet e shpërthimit të zjarrit të mbrëmshëm. Zjarri ka shpërthyer në tarracën e katit të parë, në ora 19:45 në pjesën ku kishte përfunduar rinovimi, ndërsa njësitet e zjarrfikësve kanë ndërhyrë menjëherë duke shuar zjarrin, shkruan Shenja.
“Shkaqet e zjarrit do të përcaktohen nga organet kompetente. Ata do të ndërmarrin veprime të mëtejshme për të parë se cili është shkaku.
Pacientët janë të sigurtë dhe janë kthyer në dhomat e tyre. Stafi ynë është i trajnuar të veprojë shpejt nëse ka nevojë për evakuimin e pacientëve”, tha Stavriq.
Ndryshe edhe nga Ministria e Shëndetësisë kanë konfirmuar se nuk ka të lënduar.







