“Ende ka shpresë”, kënga e Top Channel në nder të viktimave të tërmetit VIDEO

Televizioni Top Channel në Shqipëri ka realizuar një këngë në kujtim të 51 viktimave të tërmetit që goditi Shqipërinë më 26 nëntor.

Në këngë paraqiten 51 personazhe të Top-it të cilët njëzëri thonë:

“Ende ka shpresë”.

Rezart Gurashi, drejtor i VGA:

“Kënga këtë vit është më e veçantë, nuk është ajo përshëndetja klasike që stafi i Top Channel bën gjithmonë për shikuesit, por është më tepër se kaq. Është një falenderim, është mbështetje, është homazh por, mbi të gjitha, ka dhe një mesazh brenda. Ne e patëm pak të vështirë për të gjetur atë baraspeshën e përkryer midis këtyre përbërësve, por besoj që ia kemi dalë”.

Alban Malaj, drejtor artistik i muzikës:

“Kënga është në vazhdimësi të logjikës që Top Channel ndjek që nga vjet. Kemi integruar një artist në këngën tonë të fundvitit. Vjet ka qenë Frederik Ndoci, këtë vit kemi Alban Skënderaj dhe Miriam Canin. Kënga është ‘Ende ka shpresë’. Përmban disa simbolika, qoftë nga video, qoftë nga audio apo nga fjalët e përfshira në tekst që besoj janë një pasqyrim i të gjitha ngjarjeve që kanë ndodhur së fundmi në Shqipëri. Dikush ka festë, dikush tjetër ka pasur probleme. Jemi munduar t’i përcjellim të gjitha këto mesazhe në këngën e fundvitit, sepse ende ka shpresë”.