Këngëtarja Enca Haxhia po vazhdon të shijojë suksesin e bashkëpunimit të saj më të fundit me Muharrem Ahmetin.
Ajo është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat sjell çdo ditë imazhe të ndryshme nga përditshmëria.
Së fundmi, këngëtarja ka publikuar një video të shkurtër, të cilën e ka realizuar pas daljes nga dushi.
E mbuluar vetëm me peshqir dhe pa makijazh, ajo ka dashur të tregojë dukjen e saj natyrale.
https://www.instagram.com/p/ByfJGplgYnu/
“Kush e di sa e shëmtuar je pa makijazh”, ka shkruar Enca në mbishkrimin e videos, duke ironizuar kështu me ata që e paragjykojnë për dukjen e saj natyrale.







