Enca performoi para mijëra fansave në Kurdistan, këndon edhe në gjuhën kurde

Ashtu siç kishte paralajmëruar, këngëtarja Enca Haxhia mbajti një koncert para mijëra fansave të saj, në Kurdistan.

Ajo ndau me fansat në Instagram disa imazhe nga koncerti, në të cilin duket t’ia ketë kaluar mjaft mirë.

Me të qëndruar atje, Haxhia edhe është intervistuar nga gazetarët dhe emisionet kurdie, të cilët kanë shprehur interesim për qëndrimin e saj atje.

Në një prej intervistave, Enca ka filluar edhe të këndojë në gjuhën kurde, për t’iu treguar fansave si të këndojë në atë gjuhë.

Këtë gjë, këngëtarja shqiptare e bëri përmes një video të shkurtër nga intervista, të ndarë me ndjekësit e saj të shumtë në rrjetin social Instagram.

“Unë ju premtoj juve që mund të këndoj në çdo gjuhë”, ka shkruar Enca në mbishkrimin e videos.

Përndryshe, projekti i saj i fundit muzikor mbetet kënga “Balad”, e cila u prit shumë mirë nga ndjekësit e saj.