Enca

Enca ndan imazhe me të dashurin afrikan nga pushimet në Barcelonë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, po shijon pushimet në Barcelonë.

Ajo në këtë udhëtim është e shoqëruar nga partneri i saj, masazheri afrikan Mickey Neblett.

Me këtë rast, bukuroshja ka ndarë disa fotografi dhe momente të tyre atje.

Foto: Screenshot/Instagram

Pavarësisht lajmeve që qarkulluan për ndarje, ata duket se po e shijojnë këtë lidhje.

“Me dashuri nga Barcelona. Cila fotografi është e preferuara juaj?”, ka shkruar ajo.

Foto: Screenshot/Instagram

Enca nga ana tjetër ka kohë që nuk ka qenë aktive me projekte muzikore.

Ajo prej më shumë se dy vitesh nuk ka qenë e pranishme as në koncerte.