Këngëtarja

Enca Haxhia porosi fanseve të saj: Mos harxhoni vitet tuaja me gjoksin më të mirë, me djem që nuk ia vlejnë

Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, ka paralajmëruar se këtë të premte do të publikojë klipin e saj më të ri.

Ajo ndërkohë vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat herë pas here imazhe të ndryshme nga përditshmëria.

Së fundmi, 23-vjeçarja ka publikuar një shkrim në InstaStory, përmes së cilit u ka lënë një mesazh fanseve të saj femra.

“Goca, mos harxhoni vitet tuaja me gjoksin më të mirë, me çuna që nuk ia vlejnë”, ka shkruar Enca.

Ndërkohë, për t’i bërë fansat e saj të qeshin, vetëm pak minuta më vonë ajo ka hedhur një tjetër video, duke i kërkuar që mos të përdorin në fotografitë e saj filterin e plakjes që është bërë hit në internet.

“Më lini ta shijoj 23 vjeçaritetin”, ka shkruar përbri kësaj videoje këngëtarja.

loading…