Enca Haxhia jep datën e këngës së re

Enca Haxhia më në fund zbuloi datën e këngës së re.

Enca Haxhia ka kohë që ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor me titull “Ku mete”.

Pritjes së fansave të Encës po u vjen fundi, ngase këngëtarja njoftoi se projekti i saj do të publikohet nesër (e mërkure).

Ajo publikoi një video, në të cilën kishte ekspozuar shumë gjoksin dhe shkruan “NESER /  17:00 “KU METE” PREMIERE 🤍🤍🤍 @maxproductional @oster4000“.

Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur këtë herë Enca Haxhia, e cila kohët e fundit ka sjellë vazhdimisht pamje nga prapaskenat e klipit.