Enca Haxhia si rrallëherë është shfaqur pa grim në publik.
Enca Haxhia është goxha aktive në rrjete sociale, në të cilat njihet për imazhet tejet provokuese.
Së fundi, këngëtarja pozoi pa grim, ndërsa shkruan “Vendosa të dalë natyrale sot, çfarë mendoni?”.
Më tej, ajo postoi një tjetër video në të cilën pyet fansat se “A duhet të bëjë fotosesion pa grim?”.
Për ndryshe, “Mwah” titullohet projekti i fundit muzikor nga Enca, këngë kjo të cilës ia shoqëroi edhe videoklipin.








