Enca e tepron: Jam gjëja më e bukur në tokë, më e bukur se Kylie Jenner

Siç duket e ka vendosur që t’i bie në sy Kylie Jenner gjithsesi.

Enca dje e imitoi yllin botëror që theu vezën në mes të asfaltit, pasi ia theu rekordin e pëlqyeshmërisë në Instagram, ndërsa, këngëtarja nga Shqipëria e theu në pjatë.

Në videon që e hodhi në Instastory, Enca mori një pyetje se si mendon ajo që është më e bukur se Kylie.

Duke e tepruar në vetpëlqim, Enca tha se le që është më e bukur se Kylie, por, është më e bukura në tokë!

“Mos e merrni jetën seriozisht” ishin ndër tjera fjalët e Encës!