Enca e “kall” rrjetin për Krishtlindje, poston foto provokuese FOTO

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, u ka uruar të gjithë ndjekësve të saj festën e Krishtlindjes.

Këtë ajo e ka bërë përmes një seti fotografik, të publikuar në rrjetin social Instagram.

Këngëtarja ka realizuar disa imazhe me ngjyrën rozë në prapavijë, teksa duket mjaft atraktive dhe provokuese e veshur me një fustan të shkurtër.

Enca duket shumë e buzëqeshur, ndërsa nuk heziton të vërë në pah linjat trupore për fansat e saj të shumtë.

“Gëzuar Krishtlindjet, ju uroj pafund dashuri dhe lumturi”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e këtyre fotografive.

Pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve kanë qenë të shumta, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar këngëtaren për dukjen.