Një atentat është bërë mbrëmjen e së dielës në autostradën Tiranë-Durrës, ku viktimë ka mbeturIljaz Çalinga Vlora.

Gazetarja e Abc Xhenslia Kodra bën me dije se targat e mjetit me të cilat ai lëvizte janë AB 998 AS,i cili ishte shitur nga Hekuran Xhixha në një pikë ku jepen mjete me qira.

Policia ka ngritur postoblloqe në disa si dhe po këqyr kamerat e sigurisë për të zbuluar më shumë rreth ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 03.04.2022, në autostradën Tiranë-Durrës, përballë DHL-së, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti tip “Land Rover” dhe si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, ende i paidentifikuar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit/ëve.

Në bashkëpunim me DVP Durrës, Elbasan e Lezhë janë ngritur menjëherë pika kontrolli në rrugët interurbane.

Grupi hetimor po punon  për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për fiksimin e çdo prove të vlefshme që mund të çojë në identifikimin e autorëve.