“Emri i Beatrixës është Behixhe”, reagon vëllai i saj

Të hënën është raportuar në media se emri i vërtetë i Beatrix Ramosaj është Behixhe.

Lidhur me këto raportime ka reaguar vëllai i saj, Alban Ramosaj.

Ai ka komentuar në lajmin e shpërndarë nga një faqe në Instagram, ku ka qeshur me të madhe.

Madje në komentin e tij, ai e ka etiketuar edhe vajzën e tezes, Anxhelinën.

Ndryshe, Beatrix po qëndron në shtëpinë e “Big Brother VIP” ku ka nisur një romancë me aktorin nga Shqipëria, Donald Veshaj.