Emrat e njohur të politikës që nuk siguruan mandatin e deputetit në Shqipëri

Procesi i numërimit të votës preferenciale ka përfunduar në rang kombëtar. Por edhe në këto zgjedhje, nuk munguar surprizat në votimin për kandidatët.

Emra të rinj do të jenë pjesë e parlamentit të ardhshëm, por ka edhe figura të njohura të politikës, të cilët janë përfshirë në fushatën zgjedhore, apo që kanë kontribuuar për vite me radhë në partitë ku kanë aderuar, por nuk mundën të siguronin një mandat deputeti.

Kryesisht, emrat që ngelën jashtë listave ishin në qarqet Tiranë dhe Shkodër, njofton Euronews.al.

Kandidatët e njohur të Partisë Socialiste që nuk morën mandatin në Tiranë:

  • Ervin Bushati
  • Fidel Ylli
  • Mimi Kodheli
  • Plarent Ndreca
  • Pandeli Majko
  • Eljo Hysko

Ndërsa nga figurat e njohura në PS-së në qarkun e Shkodrës nuk mundi dot të siguronte mandatin ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja.

Ndërsa nga radhët e Partisë Demokratike ngelën jashtë parlamentit, pas garës në qarkun e Tiranës:

  • Aldo Bumçi
  • Gent Strazimiri
  • Ivi Kaso
  • Dorian Teliti

Sakaq, në Shkodër ngeli jashtë parlamentit opozitari Bardh Spahia.

Edhe në Lëvizjen Socialiste për Integrim kanë ngelur jashtë parlamentit, pas garën në qarkun e Tiranës:

  • Petrit Vasili
  • Edmond Haxhinasto
  • Nora Malaj
  • Silva Caka
  • Floida Kërpaçi