Emocionon Haradinaj, çaj në Podujevë me babain e Heroit Ilir Konushevci

 Kandidati për President të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka qëndruar në Podujevë.

Me këtë rast ai ka takuar edhe babin e heroit Ilir Konushevcin, bacin Halit.

 Me Bacin Halit, Haradinaj ka pirë çaj në një nga çajtoret e Podujevës, ku nga aty tha se ideali jonë i përbashkët, dhembja e krenaria, na mbajnë gjithnjë të bashkuar dhe të motivuar.

 Postimi i plotë i Haradinajt: Ndalova sot për një çaj në Podujevë me bacin Halit, babain e Heroit të Kombit Ilir Konushevci. Ideali jonë i përbashkët, dhembja e krenaria, na mbajnë gjithnjë të bashkuar dhe të motivuar. Kosova e lirë dhe e fortë është amaneti i të rënëve dhe obligim i të gjallëve.