Emocionohet Bekim Jashari: Qysh ka mundësi që dikush s’ia di skajin pasurisë, e dikush s’ka qumësht me i jep fëmijës

Bekim Jashari, kryetar i Skenderajt, ka rrëfyer një rast të rëndë skamnor, i cili e kishte emocinuar shumë.

‘’Qysh ka mundësi kaq shumë vite pas lufte, dikush s’ia di skajin pasurisë, e dikush s’ka qumësht me i jep fëmijës’’, pyet Jashari.

“Shkova prej pune në shpi, isha untu gogja mirë atë ditë. Tuj e kthy bukën erdhi djali Hamëza, tha njani të lypi se i kish dy fëmijë bineq tre muajsh dhe tha qe dy ditë skam pas as qumësht me i dhënë. Më zuri tavani i shpisë. I thashë ngah flugiu, merrja shënimet. Kam thirr dikë nga stafi dhe ia kanë çu do ushqim.

Pasi u ardh djali në shpi, nuk jam çu më me hongër bukë. Djali ish nxi dhe tha kuku për neve ku ish tu jetu ai. Jemi ungj, unë hongra pak e djali hiç asnjë kafshatë”, tha ai.