Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do ta presë të hënën në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen.

Pas këtij takimi, Semsen do të pritet edhe nga Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Takimi do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë, nga ora 10:30.

Kjo do të jetë hera e parë që Sorensen do ta vizitojë Kosovën si emisar.