Emisari gjerman: Edhe Vuçiqi thotë se duhet t’i liberalizohen vizat Kosovës

Emisari i Qeverisë gjermane për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Manuel Sarrazin, ka thënë se jo vetëm kosovarët dhe partnerët e Kosovës kërkojnë që të ndodh liberalizimi i vizave.

Sarrazin në një diskutim që është mbajtur sot ka thënë se mendim të njëjtë se Kosovës duhet t’i hiqet regjimi i vizave ka edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, raporton Gazeta Express.

“Një pikë ku jo vetëm kosovarët dhe partnerët janë zakonisht në të njejën anë dhe pajtohen me Kosovën. Por në bisedat që kam pasur me preisdentin Vucic, ai gjithashtu ri përsërit gjatë gjithë kohës nevojën për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës dhe për kthimin e besueshmërisë së Bashkimit Evropian”, ka thënë Sarrazin.

Ditëve të fundit ka pasur raportime se aktualisht në Bruksel nuk ka mbetur ndonjë shtet të kundërshton liberalizimin e vizave. Madje është paralajmëruar se mund të ketë vendime pozitive përgjatë muajit tetor.