I dërguari special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, ka arritur në Kosovë.

Peach është parë duke hyrë në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës ku do të zhvillojë takim me kryeministrin Albin Kurti.

Emisari britanik më pas do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, nga ora 11:00.

Peach gjatë dy ditëve të kaluara qëndroi për vizitë në Beograd, ku u takua me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe drejtorin e Zyrës për Kosovë, Petrar Petkoviq.

Tema e bisedës ishte situata e përgjithshme në rajon, por edhe dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Vizita e tij në Beograd pasoi menjëherë pas vizitës së të dërguarve specialë të BE-së dhe SHBA-së, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar.

Kjo do të jetë vizita e tij e parë zyrtare në vendin tonë si i dërguar në Ballkanin Perëndimor, që nga marrja e detyrës në fund të vitit të kaluar.