Analistja, Donika Emini thotë se PDK dhe AAK në mënyrë shumë strategjike i kanë ikur procesit të zgjedhjes së presidentes duke ia lënë në dorë LDK-së barrën.
“Mllefi ndaj LDK-së tash do të jetë edhe më i madh pas tërheqjes strategjike nga AAK dhe PDK. Lutfi Haziri la të nënkuptojë se LDK ka lëvizur pozitivisht në raport më Vjosa Osmanin”, deklaroi ajo.
Emini thotë se testi më i madh i Lumir Abdixhikut do të jetë të bind Agim Veliun në raport me kuorumin e Vjosa Osmanit.
“Nëse Abdixhiku nuk mund të bind Veliun do të ketë problem ta konsolidojë pozitën e tij brenda partisë”, tha ajo në “DebatPlus”.
Analistja ka folur edhe për procesin e vaksinimit, duke kritikuar Kurtin pasi që ky i fundit u vaksinua i pari në Kosovë.
“Kurti ka mundur të del me ndonjë mesazh nga ballkoni i kryeministrisë siç ka vepruar edhe më parë. Merkeli ka thënë se e merr vaksinën kur t’i vijë radha. Njëjtë ka vepruar edhe Boris Johnson në Britani”.
Emini thotë se UNICEF-i më së shumti ka punuarq ë në Kosovë të vijnë vaksinat.







