Eminem performon nga maja një nga ndërtesave më të larta në Amerikë

Eminem ka kaluar edhe një herë limitet.
Reperi i suksesshëm ka perfomruar këngën e tij më të re ‘Venom’, nga filmi me po të njëjtin titull.

Eminem dhe emisioni shumë i shikuar ‘Jimmy Kimmel Live’ këtë herë kanë përgatitur një performancë aspak të zakonshme, përcjell Gazeta Express.

Reperi ka kënduar nga maja e ndërtesës ‘Empire State Building’, që është një nga ndërtesat më të larta në New Your dhe në Shtetet e Bashkuara në përgjithësi.

Kjo performacë ka marrë shumë vëmendje nga kalimtarët të cilët kalonin poshtë rrugës dhe janë ndalur për të parë se çfarë po ndodh.