Emina Çunmulaj i organizon festë të veçantë vajzës për ditëlindjen e parë

Modelja shqiptare, Emina Çunmulaj prej vitesh është e martuar me biznesmenin izraelit, Sam Nazarian, me të cilin ka edhe dy vajza.

Sot (e hënë), është një ditë mjaft e rëndësishme në jetën e tyre ngase vajza e vogël e modeles feston ditëlindjen e parë.

Mia Faria u bë një vjeçe, ndërsa festa e ditëlindjes së saj ishte përrallore. Emina i kishte organizuar një festë vajzës në kopshtin e shtëpisë së saj, ku bëri që çdo gjë të dukej në mënyre perfekte.

Një pamje e tillë me këto dekore shumëngjyrëshe, lirshëm mund të thuhet se ngjason si të ishte organizuar në Disney Land.

Emina, edhe pse jeton dhe vepron në Amerikë, ajo nuk ka ngurruar asnjëherë që t’ia mësojë vajzave të saj traditat shqiptare.

Madje, shpesh është në trojet shqiptare për bamirësi dhe është pjesë e projektit “Fundjavë Ndryshe”.