Emilija Rexhepi bën të ditur emrin e ambasadores në Izrael

Kandidatja për deputete nga partia NDS, Emilija Rexhepi, gjatë mbrëmjes së djeshme ka qenë e ftuar në ‘Debat Pernime’, ku edhe ka treguar emrin e ambasadores së re të Kosovës në Izrael.

Rexhpi ka thënë se ambasadorja e re e Kosovës në Izrael do të jetë Ines Demiri, dhe që beson se do të ushtrojë atë funksion ambasadori në mënyrë profesionale.

“Dua të shtoj që ambasadorja jonë do të jetë Ines Demiri, fqinja ime nga Prizreni, si dhe e di që do ta ushtrojë atë funksion ambasadori në Izrael në mënyrë profesionale”, ka thënë Rexhepi.

Gjithashtu, Rexhepi ka thënë se kryeministri i ardhshëm duhet ta luftojë nepotizmin nëpër konsullata dhe ambasada.

“Shpresoj që kryeministri ynë i ardhshëm, përkatësisht ministri i punëve të jashtme, ta luftojë atë nepotizëm, atë familjarizëm, që ka qenë deri tash në konsullata e ambasada, ta luftojë, si dhe shpresoj që më në fund, të kemi një kor diplomatik që shteti ynë e meriton, një kor diplomatik që do të na përfaqësojë neve, në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë ajo.