Emigrantët mbërrijnë në kufirin SHBA-Meksikë

Grupi i emigrantëve të Amerikës Qendrore, ka mbërritur në qytetin kufitar Tijuana në veriperëndim të vendit i cili është edhe pika e fundit të udhëtimit pas përshkrimit të rrugës në Meksikë për të arritur në SHBA, transmeton ballkani.info

Zyrtarët kanë njoftuar se në qytet kanë mbërritur mbi 2 mijë emigrantë të cilët janë pjesë e karvanit prej 7 mijë personash.

Për shkak se qyteti ka një kapacitet për të strehuar vetëm 700 emigrantë, janë vënë në përdorim një stadium dhe një sallë sporti për emigrantët.

Parashikohet që emigrantët mund të presin për disa muaj në qytet për shkak se zyrtarët amerikanë të doganave mund të bëjnë vlerësimet e aplikimeve për jo më shumë se 100 emigrantë në ditë.

Kombet e Bashkuara (OKB) vlerësojnë se më shumë se 7,000 njerëz janë bashkuar me karvanin e emigrantëve të cilët janë nisur nga Amerika Qendrore për të mbërritur në SHBA, ku parashikohet se në mesin e tyre ndodhen 2.300 fëmijë.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, duke theksuar se policia dhe ushtria meksikane nuk kanë mundur të ndalojnë emigrantët që vijnë drejt kufirit jugor të SHBA kishte shpallur “situatë emergjente” dhe kishte deklaruar se në kufi kanë mobilizuar patrullat kufitare.

 

Gjithashtu Trump ishte shprehur se do të fillojnë të ndërpresin ose të zvogëlojnë në masë të madhe ndihmat e jashtme në Guatemalë, Honduras dhe El Salvador.

Meksika, për të ndaluar emigrantët që janë nisur drejt SHBA-ve ka njoftuar se do t’u jepet leje pune atyre që kryejnë aplikime për azil./Ballkani/