Emigrantët fshihen deri pranë motorit të makinës (FOTO)

Katër persona janë gjetur të fshehur brenda makinave, mes tyre edhe një vajzë 15-vjeçare.

Klandestinët marokenë u kapën te dogana e Beni Enzarit, kufiri me Spanjën.

Dy prej klandestinëve ishin fshehur te ndenjëset e pasme, dy të tjerë te pjesa midis kruskotit dhe motorit.

Të rinjtë u morën menjëherë nën kujdesin e mjekëve, pasi shfaqën shenja asfiksie.