Trajneri i Arsenalit, Unay Emery ka kërkuar nga Mesut Ozil që të ketë vazhdimësi në paraqitjet e mira të tij.

Ozil ka talent të padiskuteshëm ndërsa ka ndarë opinion në dysh lidhur me qasjen e tij në fushë, teksa ish anëtari i Real Madridit është kritikuar shpesh në këtë aspekt.

Mesut Ozil u transferua në “Emirates” në vitin 2013 nga Real Madridi për 50 milionë euro.

“Përkushtimi i tij është në rregull, ai stërvitet mirë. Kam folur me të dhe i kam kërkuar të tregojë më shumë kualitet në secilën ndeshje dhe të mbajë performacat pozitive ndaj skuadrave të mëdha dhe të vogla, në shtëpi dhe udhëtim. Secili futbollist e ka sfidë për të ndihmuar skuadrën, dhe me Mesutin që është lojtar i madh, na duhet të mbajmë nivelin e lartë në secilën ballafaqim”, theksoi Emery.

Në anën tjetër, Unay Emery i cili nuk di për humbje në 16 ndeshjet e fundit në të gjitha garat me Arsenalin, deklaroi se “The Gunners” mund ta arrijnë nivelin e top klubeve europiane vetëm se duhet punë dhe kohë.

“E mbaj në mend para 2 viteve te Sevilla ishim duke luajtur me Liverpoolin në finale të Europa Leagues, gjersa për atë kohë ata nuk ishin në gjendje të luanin në Champions. Dy vite më vonë Liverpooli ishte në finale të Champions Leagues. Ky është një shembull i mirë për ne, mund ta arrijmë nivelin e këtyre klubeve”, përfundoi Emery.