Emery kërkon nga Aubameyang ta përfundojë sezonin si golashënuesi më i mirë në Premier League
Trajneri i Arsenalit, Unay Emery e ka sfiduar Pierre-Emerick Aubameyangun të përmbyll sezonin si top golashënuesi i Premier Leagues.
Aktualisht, Aubameyang është golashënuesi më i mirë me 10 gola, teksa në fundjavë në derbin kundër Tottenhamit realizoi dy golësh, ndërsa Emery insiston se sulmuesi gabonez mund të vazhdojë të përmirësohet.
“Dua nga ai që të vazhdojë të përmirësohet, gjithashtu dëshiroj që synimi i tij të jetë arritja e golashënuesit më të mirë në Premier League. Duam që t’i ndihmojmë ta arrijë këtë synim sepse nëse vazhdon të shënojë i ndihmon skuadrës. Në dy ndeshjet e fundit ka pasur paraqitje shumë të mira, dua t’i them që të mos ndalet dhe të vazhdojë me përkushtimin e njëjtë në secilën ndeshje. Është e rëndësishme që të fitojë vetbesim nga përballjet si ato me Tottenhamin”, theksoi Emery.
Aumbameyang është paraqitur në të gjitha 14 paraqitjet e Arsenalit këtë sezon prej tyre 12 si startues.