Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka ndarë disa momente gjatë emërimit të ri të rrugës, për nderë të ish-deputetes së Parlamentit Evropian, Doris Pack.
“Ajo ishte zë i fuqishëm i shqiptarëve në Parlamentin Evropian”, shkruan Bulliqi.
Postimi i plotë:
Miken e Kosovës, Doris Pack, e nderuam duke ia vënë një rruge emrin e saj
Nga sot, një rrugë në qytetin e Podujevës do të bart emrin e mikes së madhe të shqiptarëve, ish-deputeten e Parlamentit Evropain, Doris Pack.
Kjo ishte më e pakta që mund ta bëjmë si pushtet lokal në krahasim me kontributin që ka dhënë ish-eurodeputetja Pack për Kosovën para, gjatë dhe pas luftës.
Ajo ishte zë i fuqishëm i shqiptarëve në Parlamentin Evropain.
Mirënjohës përherë për angazhimin e saj për çështjen e Kosovës.
Në shënimin e 25-vjetorit të çlirimit të Podujevës, Doris Pack do ta nderojmë edhe me dekoratën “Qytetare Nderi” e Komunës së Podujevës.







