Emërohet ushtruesi i detyrës së Kryeshefit të KEK-ut

Bordi i përkohshëm i KEK-ut, ka emëruar Luigj Imerin u.d. të kryeshefit ekzekutiv.

“Bordi i përkohshëm i KEK-ut, njofton se ne mbledhjen e jashtëzakonshme te mbajtur me datën 24.04.2020 me vendim unanim ka emëruar z. Luigj Imeri në pozitën e u.d. të kryeshefit ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës. Ky vendim është marrë bazuar në përgatitjen profesionale dhe eksperiencë e z. Imerit”, thuhet në njoftim.

Aty theksohet se emërimi i Imerit nga Bordi i përkohshëm ka ardhur edhe për shkak të përvojës së tij mbi 20 vjeçare.

“Bordi i përkohshëm ka marrë parasysh edhe eksperiencën mbi 20 vjeçare në KEK të z. Imeri, i cili ka mbi 15 vite që ka ushtruar pozita menaxheriale në këtë kompani. Në vitin 2004 ai për herë të parë ishte caktuar në pozitën e  Menaxherit të Departamentit të TC Kosova B, në kuadër të  Divizionit të Gjenerimit, ndërsa nga Janari i vitit 2012 pas një performance të shkëlqyer ishte caktuar në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv në Divizionin e Termocentralit Kosova B, nga ku me 24.04.2020 është emëruar UD. Kryeshefit Ekzekutiv të KEK sh.a.”, thuhet tutje