Emërimi i tezakes së Presidentes, analisti: Profiterë të kauzës së ndryshimit

Avdi Smajljaj, analist dhe profesor, ka shkruar një status pasi në Qeverinë e Kosovës u votua për emërimin e tezakes së presidentes Vjosa Osmani, Venera Çerkini, në një agjenci të Ministrisë së Bujqësisë.

Ai e ka quajtur kryeministrin Albin Kurti e presidenten Osmani si “profiterë të kauzës”.

“Profiterët/et e kauzës së ndryshimit, në kurriz të paknaqësisë qytetare.

Ata/ato që bënë historinë duke e bërë rezistencën, luftën, dhe duke e krijuar edhe shtetin, u ndëshkuan nga votuesit pikërisht për shkak të nepotizmit dhe veseve të tjera të këqija që i kishin në qeverisjet e tyre.” – shkroi ai.

“Megjithatë, ju vazhdoni me praktika korruptive duke favorizuar familjar e të afërm të partisë. Nëse votuesit, janë në rregull me këtë diskriminim, le ta shijojnë atëherë diskriminimin.” – theksoi ai.