Emergjenca pranoi për trajtim mbi 600 raste brenda katër ditëve

Klinika Emergjente e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës për vetëm katër ditë ka pranuar për trajtim mbi 600 raste.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, SHSKUK’ja ka njoftuar se kjo klinikë mbetet më e ngarkuara në kuadër të klinikave të QKUK-së.

“Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, vetëm brenda 4 ditëve ka pranuar për trajtim mbi 600 raste. Kjo klinikë mbetet më e ngarkuara në kuadër të klinikave të QKUK-së”, thuhet në njoftim.