Burime brenda spektrit politik bëjnë të ditur se Eman Rrahmani do t’i bashkohet Partisë Demokratike të Kosovës, në kuadër të një koalicioni që pritet të zyrtarizohet nesër.

Sipas këtyre burimeve, marrëveshja parasheh që nisma “Lista për Familje” të përfshihet në listën zgjedhore të PDK-së me pesë pozita, duke i hapur rrugë bashkëpunimit në zgjedhjet e ardhshme.

Zyrtarizimi pritet të bëhet gjatë një konference të përbashkët, ku do të prezantohen edhe pikat kryesore të marrëveshjes, objektivat elektorale dhe prioritetet programore të koalicionit. /Ballkani.info/