Eman Rrahmani kritikon zgjedhjet e brendshme në VV, thotë se disa kandidatë janë përjashtuar pa arsye

Deputeti nga radhët e VV-së, Eman Rrahmani në Debat Plus ka folur rreth zgjedhjeve të brendshme të VV-së.

Ai tha se këto zgjedhje do duhej të organizoheshin më mirë dhe se nuk është dashur të përjashtohen disa kandidatë për arsye.

“Kryesia e Vetëvendosjes i ka shqyrtuar kandidaturat. Nuk e di se si i kanë diskutuar ato. Por nuk mendoj se disa prej tyre është dashur të përjashtohen pa arsye”, tha ndër të tjerash ai.