Elvana Gjata ka zgjedhur që të shndërrohet si këngëtarja Gili për Halloween. Elvana ka rikthyer një nga paraqitjet më ikonike të vitit 1995, kur Gili mori pjesë në festivalin e RTSH-së me këngën “Xixëllonja”.
Elvana në performancën që pati mbrëmë ishte kujdesur në çdo detaj të dukej si Gili.
Ky i fundit s’i reziston dot dhe i dhuron një puthje në faqe. Kujtojmë që dyshja e njohur kanë një duet super të suksesshëm bashkë si dhe miqësi të ngushtë që na e tregojnë shpeshherë përmes rrjeteve sociale.









