Sunny Hill

Elvana Gjata takohet me Dua Lipën: Një artiste e vërtetë, të gjithë jemi krenarë me ty

Elvana Gjata ka kaluar kohë me Dua Lipën dhe familjen e saj. Këtë e ka bërë me dije vetë Elvana përmes një postimi që ka bërë në rrjete sociale, ku shprehet me fjalë të mëdha për të. Ajo e falenderon për festivalin Sunny Hill ndërsa thekson se të gjithë janë krenarë për të.

“Kalova një kohë kaq të shkëlqyer me ju, Dua Lipa dhe familjen tuaj të mrekullueshme. Një artiste e vërtetë, një shpirt i bukur brenda dhe jashtë, ndërsa vazhdon të jesh kaq modeste! Të gjithë jemi krenarë për karrierën tënde dhe për gjithçka që ke bërë për festivalin, për Kosovën dhe shqiptarët në mbarë botën. Shumë dashuri.”, shkruan Elvana.

Kujtojmë që Elvana ishte një ndër këngëtaret shqiptare që interpretoi në një nga netët e Sunny Hill që u mbajt në Kosovë. Festivali do të vijojë dhe në Tiranë dhe do të mbahet me datat 26, 27 dhe 28 Gusht.